E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Me 750 m/kub shkarkime, s'ka permbytje ne Shkoder

TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës deklaron se situata e prurjeve të ujit në HEC-et e vendit për shkak të sasisë së madhe të reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit, është nën kontroll.

Zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Leonard Beqiraj tha sot në një konferencë për shtyp se, grupet e ekspertëve vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe se "Shkarkimet e ujit do të vazhdojnë nga kaskada e Drinit sipas kritereve që përcakton rregullorja teknike duke garantuar sigurinë e këtij procesi”.

Sipas tij, me 750 metër kub ujë shkarkime, nuk ka rrezik përmbytje të zonës së nën Shkodrës.

Zv.ministri Beqiraj tha se, kushtet hidrike po favorizojnë prodhimin intensiv të energjisë elektrike me rreth 30 milionë këh/ditë dhe në eksport, 17 milionë këh/ditë dhe theksoi se ky regjim do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›