Majko: PS për pronarët e të përndjekurit. Blushi: Mungesë kohezioni në PS
Projekti i programit te socialisteve ishte nje pike qe hasi debat gjate kongresit. Perfshirja e interesave te ish te perndjekurve dhe ish pronareve ne synimet e socialiste behet ne kuadrin e gjitheperfshirjes thote Pandeli Majko.
"Ka një hapje të PS edhe në drejtim të këtyre dy shtresave në kuadër edhe të asaj që ka ndodhur me politikën dhe me shoqërinë shqiptare. Nuk mund ta shmangësh PS për atë volum votash, shtresash që përfaqëson aktualisht në shoqërinë shqiptare nga përgjigjia e problemeve tepër të rëndësishme sic është përshembull çështja e pronës, çështja e trajtimit të së kaluarës dhe elementë të natyrave të tjera të cilat në thelb kërkojnë nga forcat politike të mëdha një qëndrim I cili më shumë se sa I majtë apo I djathtë ka të bëjë me realizimin e një varg standarteshpër shoqërinë shqiptare” tha Majko.
Nje kritikues I hershem I politikave pertej te majtes dhe te djathtes, Ben Blushi kerkon levizjen me majtas te Partise Socialiste duke nenvizuar faktin e deshtimit ne zgjedhjet e kaluara.
“Mos të jetë një parti e cila nuk shkon si një lavjerës nga e djathta në të majtë, rri në pozicionin e vet sepse vetëm në pozicionin e vet mund të marrë vota që nuk I mori dot në 28 qershor. Besoj tek e majta si filozofi sepse besoj se e majta mund t’I japë botës dhe padyshim Shqipërisë më shumë progress, të afrojë shtresat sociale që sot në Shqipëri janë larguar nga njëra- tjetra sepse polarizimi social, financiar, territorial, është gjithmonë e më I madh” tha Blushi.
Programi i socialisteve duhet te jete gati para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare, megjithate partia me e madhe ne opozite ka nisur diskutimet edhe pse ne objektivat e saj mbeten zgjedhjet e parakohshme.
Dorian Kodra
Azhornuar së fundi ( e hënë , 19 prill 2010 ) < I mëparshmi