Topalli komenton kongresin e PS-së: Ishte si pleniumet e partisë së punës
Ka qënë vetë kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ajo që ka reaguar për vendimet e kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Për të aktiviteti i të djelës i Ramës, ishte një shëmbëlltyrë e pleniumeve të Partisë Komuniste .
“Me vërtetësi e transparencë të trishtueshem, ai dhe fosilet e reja dhe të vjetra të Shqipërisë refuzuan realitetin ekonomik, politik, social dhe integrues të vendit duke e bërë të krahasueshëm vetëm me kongresin e rradhës të Partisë së Punës së Shqipërisë. Ky ishte dëshpërimisht kongresi i etheve dhe i bijve të bllokut që kërkojnë revanshin për të dënuar sërish shqiptarët për përbuzjen që u dëshmuan më 28 qershor me votë të lirë” tha Topalli.
Topalli, nga podiumi i Partisë Demokratike, i quajti fjalimet e deputetëve socialistë dhe kryetarit të tyre propagadë shpifjesh dhe trillimesh.
“Fytyra është shpifur, tmerri në sy, fjalori i oratorit kryesor ishte ide për pleniumin e Beratit apo shpellat mafioze, por jo për një parti anëtare socialiste europiane. Kongresi i sotëm i etërve dhe i bijve të bllokut dëshmoi se një ditë të shfaqes si parti e maskave, e viktiktimizimit dhe ditën tjetër si parti e shantazhit dhe e revanshit” tha Topalli.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 19 prill 2010 ) < I mëparshmi