E Diel, 1 Nëntor 2026

METE: Qytetarët ankesa për abuzime nga Albtelekom

TIRANË- Qytetarët kanë adresuar ankesa të shumta pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për abuzime nga ana e kompanisë Albtelekom.

Lajmi është bërë i ditur nga METE, e cila sqaron se,“qytetarët ankohen për abuzime me telefoninë fikse dhe internetin“.

METE ka dorëzuar dosjen e abuzimeve në Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorit, duke i kërkuar këtij të fundit zbatimin e ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Duke iu referuar këtij ligji, "Albtelekom rrezikon të gjobitet me rreth 1 mln dollarë", thuhet në njoftimin e METE.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›