Sarandë, bllokohen 127 kg drogë Lazarati
SARANDE- Në orët e para të ditës së hënë, policia e Sarandës ka mundur të bllokojë në hyrje të qytetit një sasi prej 127 kg hashash në një automjet, ndërkohë është vënë në kërkim të trafikantit që është larguar me shpejtësi pasi ka kuptuar se ishte në ndjekje. Sipas policisë, droga e bllokuar është marrë në Lazarat dhe synohej të trafikohej në Greqi, ndërsa operacioni është organizuar pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia.
"Operacioni u realizua në orën 05:00 të ditës së hënë në vendin e quajtur Ura e Gajdarit, 3 km para se të futesh në qytetin e Sarandës. Mbi bazën e informacionit të sigurt, në këtë vend u organizua dhe prita policore. Ndërkohë, ndjekja e automjetit ka filluar nga disa kilometra më larg, përkatësisht tek Ura e Kranesë. Në momentin që makinës Mercedes-Benz, me targa TR-2375-I, i është bërë shenjë që të ndalojë, drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi. Në automjet u gjetën 127 kg hashash të paketuar në qeska natribani dhe të vendosura në mjediset e pasme të makinës. Njëkohësisht, në automjet, targat e të cilit rezultojnë të falsifikuara, u gjet dhe u sekuestrua në vlerën e provës dhe një automatik kallashnikov me fishekë si dhe një fenelinë policie. Kemi bërë identifikimin e trafikantit, por për shkak të hetimit, për momentin nuk e publikojmë emrin e tij. Po bashkëpunojmë me policinë kufitare për të penguar largimin e tij jashtë kufirit. Po punojmë për identifikimin e rrjetit të trafikut të radhës së narkotikëve nga Lazarati në Greqi", - konfirmojnë burimet zyrtare të policisë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)