E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca rrëzon kandidaturën eTopit për kreun e KLSH

TIRANË- Komision Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Bamir Topi, i cili propozonte Sali Shehun në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me debate të forta pasi deputetët e mazhorancës kanë argumentuar se presidenti Topi duhej të konsultohej më parë me Parlamentin për propozimin e kreut të KLSH-së.

Më herët kandidati Sali Shehu ka pasqyruar platformën e tij si dhe ka prazantuar karrierën e tij si komisar dhe jurist, duke theksuar se asnjë deputet i mazhorancës nuk mund të hedhë poshtë ekperiencën e tij. Shehu ka premtuar se do të luftojë korrupsionin duke bërë rikonstruksion të institucionit.

Deputeët e PD-së kanë theksuar se Sali Shehu nuk i gëzon kriterët që kërkon posti i KLSH-së, ndërkohë opozita e cila ka kundërshtuar qëndrimet e deputetëve të PD-së duke i quajtur të pabaza, nuk ka marrë pjesë në votim.

Deputeti socialist Erion Brace ka theksuar se nëse kandidatura e Shehut nuk merret parasysh atëherë kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli duhet të nisë bisedimet për Gevernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Presidenti Bamir Topi ka dekretuar Sali Shehun si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›