mimet e energjise nuk do te ndryshojne

Çmimet energjisë për qytetarët nuk do të ndryshojnë deri vitin tjetër. Në zyrat e Entit Rregullator të Energjisë është zhvilluar një mbledhje, e cila ashtu sikurse pritej vendosi që çmimet për konsumatorët të mbeten të pandryshuar. Bëhet e ditur se në këtë mbledhje është vendosur që te mos ndryshojë as çmimi me të cilin KESH furnizon CEZ-in.
Sipas vendimit niveli aktual i tarifave është i përshtatshëm për të siguruar të ardhurat e mjaftueshme për kompanitë energjetike CEZ dhe KESH që të ushtrojnë aktivitetin e tyre normal. Çmimet e energjisë do të qëndrojnë të pandryshuara deri në qershor të vitit të ardhshëm. Dy janë arsyet kryesore për këtë vendim.
Së pari muaji qershor është afati i fundit që kompanitë energjetike të dorëzojnë bilancin e vitit paraardhës, mbi bazën e të cilave vendosen çmimet. Shkaku i dytë lidhet me statusin e kompanisë së shpërndarjes. Në 17 dhjetor ERE pritet që të marrë vendimin përfundimtar mbi licencën e CEZ-it.
Aktualisht konsumi për energji elektrike është në maksimum, prej 23 mln kilovat ore. Kjo ka ardhur për shkak të temperaturave të ulta. Sipas informacioneve nga Operatorit i Sistemit të Transmetimit po bien kudo rreshje, dëbore dhe rreshje shiu. Për këtë arsye ekipet e këtij operatori janë në gatishmëri. Ndërkaq, në vend po prodhohet rreth 19 mln kilovat orë energji dhe pjesa me e vogël importohet nga KESH dhe nga operatorët e vegjël të kualifikuar.