E Diel, 1 Nëntor 2026

METE do japë me koncesion HEC e Skavicës

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës hap procedurat parakualifikuese për dhënien me koncesion "Bot" të hidrocentralit Skavicë mbi lumin Drin i Zi si dhe dhënien me koncesion të disa objekteve minerare. 

TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) ka hapur procedurën parakualifikuese për dhënien me koncesion "Bot" të hidrocentralit Skavicë mbi lumin Drin i Zi në rrethin e Dibrës. Projekti kërkohet të realizohet në lumin Drin i Zi në rrethin e Dibrës dhe afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është data 17 dhjetor 2008. 

Gjithashtu METE ka hapur procedurën konkuruese për dhënien me koncesion të minierës së kromit në Kalimash, minierës së kromit në Vlahna, fabrikës së pasurimit të kromit në Kalimash dhe fabrikës së pasurimit të bakrit në Golaj. Afafti i fundit i dorëzimit të ofertave është data 11 shkurt 2009 dhe ato do të hapen në të njëjtën ditë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›