E Diel, 1 Nëntor 2026

METE fton investitoret e huaj te investojne ne vendin tone

Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës fton investitorët e huaj të investojnë në vendin tonë në sektorët strategjik si ai i hidrokarbureve, dhe kryesisht në atë të privatizimeve.

Sipas METE-s, kompania Albpetrol, shumë shpejt do të dalë në privatizim, ndërsa për kompaninë e Albtelekomit është në proces privatizimi paketa e aksioneve me vlerë fillestare 34 milionë lekë që zotëron Ministria e Ekonomisë.

Gjithashtu, sipas kësaj ministrie bëhet me dije se së shpejti do të nxirren për privatizim edhe disa hidrocentrale si Bistrica 1, Bistrica 2, Ulëza dhe Shkopeti.

Sipas ministrit të Ekonomisë, privatizimi do të jetë i plotë dhe pa asnjë barrë.

Në rastin konkret, privatizimi do të jetë 100%, pa mbajtur shteti aksione.

Po kështu, në fushën energjetike janë dhënë 220 koncensione dhe ka mundësi investimi edhe për të tjerë. Të gjitha këto koncensione kapin shifrën rreth 1300 MV.

Mundësi investimi paraqesin edhe kaskada e lumit Osum dhe ajo e lumit Vjosë.

Po ashtu, brenda javës tjetër do të nxirren për konkurim rreth 147 zona minerare, të cilat do të jepen me konkurim në bazë të ligjit të ri për sektorin e minerareve në Shqipëri, në krom, bakër, hekur dhe nikel.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›