Shen Koll Lezhe/ Vritet me arme zjarri nje 40-vjecar

Një 40 vjeçar nga Shën Kolli i Lezhës është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme, në qendër të fshatit, rreth 15 km larg qytetit të Lezhës.
Sipas burimeve të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30 të mbrëmjes së sotme, në qendër të fshatit Shënkoll, kur për arsye ende të paditura, 40 vjeçari Tonin Gjoni, është qëlluar me pistoletë nga një person dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe kapjen e autorit të vrasjes së 40 vjeçarit Gjoni, i cili mësohet të jetë identifikuar .