METE gjobit ACR me 56 mln lekë, minatorët në ditën e 3 të grevës
TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vendosi sot penalizimin e shoqërisë koncensionare “Albanian Chrome” sh.p.k, me 56 milionë lekë, për shkak të mos realizimit të investimeve të parashikuara në programin e investimeve. Sipas një njoftimi të METE kjo kompani nuk ka realizuar investimet e parashikuara për vitet 2007-2008 në minierën e kromit në Bulqizë, ndërsa në vitin 2009 ajo nuk ka kryer asnjë investim atje.
“Kontrollet e ushtruara nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore konstatojnë se, për periudhën 2007-2008, shoqëria ACR ka investuar 3 090 000 USD nё Minierёn e Kromit Bulqizё, ndërkohë që investimet e kryera, në bazë të kontratës koncensionare që METE ka lidhur me ACR, duhet të ishin 3 400 000 USD. Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara rezulton se, për vitin 2009 nuk ka pasur asnjë investim në minierën e kromit të Bulqizës nga shoqëria koncensionare “Albanian Chrome”. Për këtë arsye, METE vendosi sot aplikimin e penalitetit prej 56 milionë lekësh për shoqërinë ACR, i cili duhet të shlyhet nga ACR brenda 20 ditësh nga marrja e njoftimit”, thekson METE.
Vendimi u mor pas kontrollit të ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, si dhe kontrolleve që janë kryer nga Grupi i Punës për vlerësimin e përgjithshëm të aktivitetit minerar të shoqërisë koncensionare ACR, pas protestave të minatorëve të kësaj miniere në lidhje me kushtet në punë.
“Penaliteti i vendosur për shoqërinë “Albanian Chrome” është llogaritur për mosrealizimin të investimeve për 365 ditë vonesë (01.01.2009 deri 31.12.2009), referuar detyrimit për investime në Minierën e Kromit Bulqizë për periudhën 2007-2008”, thuhet në njoftim.
Vetëm pak ditë më parë, METE vendosi pezullimin e pjesshëm të lejes minerare për shoqërinë ACR, pas raportit të hartuar nga Grupi i Punës së ngritur nga METE, për kontrollin e aktivitetit minerar të kësaj shoqërie koncensionare. Ky Pezullim i pjesshëm i lejes minerare të shoqërisë ACR është vendosur vetëm për Zonën D dhe do të vazhdojë deri sa të plotësohen mangësitë e konstatuara.
Ndërkohë që 20 minatorë të Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e tretë të grevës së urisë, e cila po zhvillohet 1400 metra nën tokë, ndërsa 600 minatorë të tjerë vazhdojnë protestat në ambientet e ACR.
Mësohet se gjendja shëndetësore e grevistëve të urisë sa vjen e përkeqësohet për shkak të lagështirës në thellësitë e nëntokës, por ata shprehen të vendosur të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen me 20% të pagës, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit dhe largimin e subjekteve të palicencuara.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bulqizë, minatorët në ditën e tretë të grevës së urisë VIDEO: METE gjobit ACR me 56 mln lekë, minatorët në ditën e 3 të grevës