Situata në Veri, Topi: Mbështesim Kosovën, aktet e dhunës të panevojshme
TIRANE- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi deklaron se po ndjek me shqetësim situatën në veri të Kosovës rritjen e tensionit dhe aktet e dhunës, me pasojë humbjen e jetës së anëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.
Presidenti i shpreh ngushëllime familjes së policit të vrarë ndërsa i quan aktet e dhunës së serbëve, të njëanshme dhe të panevojshme.
“Presidenti Topi vlerëson se Kosova është tashmë një realitet i njohur botërisht dhe sovraniteti i saj është i pakthyeshëm e i paprekshëm. Ai dënon aktet e njëanshme të dhunës duke i konsideruar ato krejtësisht të panevojshme dhe beson shumë tek institucionet legjitime të Kosovës për rikthim të normalitetit afatgjatë.”- nënvizohet në deklaratën e presidentit të bërë publike nga zyra e shtypit e këtij institucioni.
Më tej në deklaratë thuht se Presidenti i Republikës mbështet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut institucional të iniciuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit, “duke e vlerësuar atë si rruga më e mirë për zgjidhjen e problematikave reciproke, si dhe dhënien e kontributit konkret për forcimin e paqes e stabilitetit në përputhje me aspiratat e të gjithë rajonit për integrimin e plotë euroatlantik.”
Dy ditë pas vënies në kontroll të 2 pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, në veri të Kosovës nga forcat speciale të policisë, situata në veri vazhdon të përkeqësohet. Grupe ekstremistësh serbë kanë sulmuar mbrëmjen e djeshme pikën doganore nr.1 në Jarinjë duke i vënë asaj flakën, ndërkohë që kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policëve të KFOR-it. Nuk ka munguar revolta e serbëve edhe në pikën doganore 31 në Bërnjak, ku kanë djegur objektet përreth saj.
(s.g/balkanWeb)