Vlorë, vritet emigranti 30-vjecar, i zunë pritë afër shtëpisë
VLORË- Një 30 vjeçar nga Vlora është vrarë me armë zjarri në orët e para të së enjtes, rreth orës 00.30 në lagjen “1 Maji” të qytetit. Viktima i identifikuar si Gladiol Leka, jetonte prej vitesh në Itali dhe ishte kthyer me pushime tre ditë më parë.
Bëhet fjalë për një atentat, pasi autorët e ngjarjes i kanë zënë pritë viktimës në afërsi të banesës së tij ku e kanë qëlluar me 6 plumba.
Autorët e ngjarjes, nuk janë identifikuar ende. Dihet vetëm që janë larguar me një motorr pas kryerjes së krimit. Blutë e qytetit bregdetar kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet.
Pista kryesore e hetimit është përqendruar tek larja e hesapeve, që mund të lidhet me qëndrimin e të riut në Itali.
(m.a/BalkanWeb)