E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredite e keqija 18 Fullani Sistemi bankar ne kontroll

Kreditë e këqia kanë arritur nivele kritike, por situata vijon të mbetet nënkontroll nga banka qëndrore dhe ato të nivelit të dytë. Duke komentuar shifrat e muajve të fundit, guvernatori tha se bankat i janë përgjiigjur me sukses testeve të bëra nga Banka Qëndrore. 

"BSH gjykon që kredia me probleme ka arritur nivele të pranueshme, niveli i tyre është në 17-18 për qind aktualisht, por është totalisht i menaxhuar nga sistmei bankar. Stres testet e BSH tregojne për një gjendje solide të portofolit të kredive" , tha Adrian Fullani, guvernatori i BSH-së.

Për të mos lejuar përkeqësim të mëtejshëm të situatës në banka dhe ulje të fitimeve, guvernatori Fullani kërkoi që bankat të përdorin garancitë bankare.

"Kujdesi i vecantë i BSH si në forumet e shkuara po njëkohësisht dhe kujdesi i shtuar në të ardhmen do të jetë në kuadër të ekzekutimit të kolateraleve për ti dhënë një frymëmarrje akoma më  të mirë zhvillimit të kreditimit të vendit. Situata është në kontroll nga BSH dhe nga sistemi bankarm, duke pasur parasysh që mbulimi me kolaterale janë garanci për nivelin aktual të kredive me probleme", vijon Fullani.

Guvernatori doli para medieve menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës. Norma bazë e interesit do të qëndrojë në 5 për qind dhe sipas guvernatorit ky nivel ëhsët reflektuar në interesat e kredive. Duke marrë parasysh zhvillimet ekonomike, guvernatori tha se rritja ekonomike e këtij viti mund të qëndrojë në objektivat e qeverisë dhe bankës qëndore.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›