E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Të zgjidhen problemet e euros “tani ose kurrë”

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë sot se kriza e euros duhet të zgjidhen “tani ose kurrë.”

Duke folur në Bundestag Merkel, gjithashtu theksoi nevojën e Evropës, për të qenë e sigurtë se kjo krizë nuk do të shpërndahet nëpër 17 vendet tjera antare të unionit.

Liderët e eurozonës, pritet të takohen sot për një mbledhje vendimtare, për t`u pajtuar rreth një plani për krizën e euros.

Ata po shpresojnë të finalizojnë një plan që përfshin shlyerjen e disa borxheve greke dhe rritjen e kapitalit për bankat e dobësuara evropiane.

Plani do të rrisë gjithashtu kompetencat e fondit të shpëtimit të eurozonës.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›