E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE zgjidh 12 kontrata per ndertimin e hidrocentraleve

Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës ka bërë zgjidhjen e 12 kontratave për ndërtimin e hidrocentraleve.

Ky vendim erdhi pas kontrolleve të kryera nga specialistë të ministrisë, ku u konstatua se kompanitë nuk kishin përmbushur kushtet kontraktuale.

Gjithashtu, sipas vendimit të marrë nga ministria, rezulton se mospërmbushja e kushteve kontratuale nga shoqëritë, vijon prej vitesh.

Bëhen të ditura se shoqëritë e penalizura janë Ansara koncension, Pure energy stebleva, Energy Univers, Strelca Energy, Geoalbania Uno, Erald Energjetik, Rajan energy, Veleshenica energy, Hec-i i Peqinit.

Minitria e Ekonomisë njofton gjithashtu se kontrollet do të vijojnë intensivisht mbi çdo kompani koncensionare, me qëllim që të konstatohen nëse janë plotësuar apo jo kushtet e kontratave apo nëse është investuar për hidrocentralet, që parashikohen të ndërtohen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›