Buxheti 2012 nuk do te kete asnje rritje taksash
Tashmë projektligji i buxhetit 2012 është i qartë si kristali dhe në pjesën e politikave apo reformave fiskale, nuk parashikohen ndryshime taksash për bizneset dhe individët.
E veçantë, në këtë kuadër është se viti 2012 është viti i parë i deklarimit për të ardhurat e realizuara ne vitin 2011 nga individët.
Viti aktual është vit përgatitjesh për fillimin e pagimit të tatimit mbi të ardhurat personale.
Këtu përfshihen të gjitha të ardhurat e krijuara jo vetëm nga puna, por edhe me forma të tjera, përfshi edhe trashëgiminë.
Dokumenti do të dorëzohet te Tatimet brenda datës 30 prill, duke filluar nga viti 2012.
Nga politikë-bërësit është konsideruar si mjet për formalizmin e mëtejshëm të ekonomisë dhe nuk pritet të ketë impakt të rëndësishëm mbi të ardhurat.
Sipas projekt-buxhetiti 2012, nga tatimi mbi të ardhurat personale parashikohet të grumbullohen 29.754 milionë lekë , me një rritje prej 2 milionë lekë.
Po ashtu, që nga viti që vjen do të fillojë aplikimi i pullave fiskale mbi pijet alkoolike, përfshirë këtu birrën që prodhohet në vend.
Kjo pritet të shmangë kontrabandën dhe informalitetin, në këtë sektor.
Ndryshime të rëndësishme pati këtë vit ne grupin e “taksave nacionale” me shfuqizimin e disave prej tyre dhe vendosjen e taksave te reja.
Sipas strukturës së re, tashme ka hyrë në fuqi “taksa vjetore e automjeteve të përdorura” dhe “taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin”.
Të ardhurat nga grupi i taksave nacionale për vitin 2012 pritet të jetë 22.598 milionë lekë, me një rritje prej rreth 3 milionë lekë.
Aktualisht është sjellë në vëmendje të opinionit publik nga ana e opozitës, rëndësia e ndryshimit të tatimit mbi fitimin, e cila është në vlerën e 10 përqind për të gjitha bizneset.
Përfaqësues të biznese vlerësojnë se e cilësuara si taksa e sheshtë është një nga faktorët më tërheqës për investitorët e huaj.