E Diel, 1 Nëntor 2026

MIA: Nuk ka studentë në intubim, informacioni i pavërtetë

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur sot se informacioni që po qarkullon në disa faqe në rrjetet sociale dhe platforma të tjera, sipas të cilit dy studentë ndodhen në intubim, është i pavërtetë.

Në një reagim, MIA i bën thirrje qytetarëve të mos besojnë dhe të mos shpërndajnë informacione të pavërtetuara, të cilat krijojnë panik dhe shqetësim të panevojshëm te publiku dhe familjarët.

Agjencia për Media dhe Informim u bën thirrje qytetarëve të informohen vetëm përmes burimeve zyrtare dhe të besueshme, duke shmangur burimet që përhapin informacione të rreme apo çorientuese.

Informacioni zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, qofshin protestues apo punonjës të Policisë së Shtetit, përcillet nga institucioni kompetent, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›