MIA: Procesi mësimor ka vijuar normalisht për pjesën dërrmuese të nxënësve të “Partizanit”

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur sot se vetëm një numër i vogël nxënësish në gjimnazin “Partizani” rezulton të ketë lënë mësimin.
Në një reagim, MIA thekson se në disa raportime pretendohet se i gjithë gjimnazi “Partizani” ka bojkotuar procesin mësimor.
“Faktet tregojnë ndryshe: vetëm një numër i vogël nxënësish rezulton të ketë lënë mësimin, ndërsa procesi mësimor ka vijuar normalisht për pjesën dërrmuese të nxënësve”, thuhet në njoftim.
“Një numër i kufizuar nuk përfaqëson të gjithë shkollën”, thekson MIA.
Studentë nga disa Universitete kanë bojkotuar mësimin sot dhe po protestojnë para Ministrisë së Arsimit në kryeqytet.
1 nga 3
/k.s/j.p/