E Diel, 1 Nëntor 2026

MIA: Raportime të rreme për shoqërimin e një djali në protestë

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Agjencia për Media dhe Informim (MIA) informoi sot se mediet kanë publikuar raportime të rreme në lidhje me shoqërimin e një djali të cilin mediet e kanë raportuar vajzë dhe mënyrën e ndalimit të tij në protestë.

MIA iu referua sqarimit të Policisë Tiranë për rastin.

“Policia e Tiranës sqaron se personi që shfaqet në pamjet e publikuara është djalë dhe jo vajzë, siç është pretenduar në disa raportime”, thuhet në reagimin e MIA-s.

Sipas MIA-s, videoja e shpërndarë i përket momentit fillestar të ndërhyrjes së forcave të rendit për të vënë nën kontroll situatën.

“Pamjet i përkasin momentit të parë të neutralizimit nga shërbimet e Policisë, në një prej institucioneve shtetërore ku personat kishin hyrë. Në këtë fazë kryhen procedurat standarde të verifikimit dhe kontrollit, përpara shoqërimit të tyre në komisariat”, thuhet në sqarim.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›