MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, PËR KUADRIN INSTITUCIONAL TË NISMËS SË GATISHMËRISË NDAJ FATKEQËSIVE DHE PARANDALIMIT TË TYRE, PËR EVROPËN JUGLINDORE
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, PËR KUADRIN INSTITUCIONAL TË NISMËS SË GATISHMËRISË NDAJ FATKEQËSIVE DHE PARANDALIMIT TË TYRE, PËR EVROPËN JUGLINDORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, për kuadrin institucional të nismës së gatishmërisë ndaj fatkeqësive dhe parandalimit të tyre, për Evropën Juglindore, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
18/06/2009