V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LEVAN-TEPELENË
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LEVAN-TEPELENË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, t¸ ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, (kultura bujqësore dhe drufrutorë), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Levan-Tepelenë.
2. Shpronësimi t¸ bëhet në favor të Drejtoris¸ s¸ P¸rgjithshme t¸ Rrug¸ve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për kultura bujqësore 6 167 053 (gjashtë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e pesëdhjetë e tre) lekë dhe për drufrutorë 2 801 990 (dy milionë e tetëqind e një mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë) lekë, me sipërfaqe të përgjithshme 293 072 (dyqind e nëntëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e dy) m2. Vlera e përgjithshme e shpronësimit është 8 969 043 (tetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e dyzet e tre) lekë.
4. Vlera e shpenzimeve procedurale, në shumën 3 450 000 (tre milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohet nga Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 8 969 043 (tetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e dyzet e tre) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
6. Shpronësimi të filloj¸ në qershor 2009 dhe t¸ përfundojë më 31.8.2009.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së P¸rgjithshme e Rrug¸ve.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, në përputhje me dokumentacionin e pronësisë, që do t’i vihet në dispozicion nga pronarët.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
18/06/2009