E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E DREJTËSISË, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

V E N D I M 

PËR 

HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E DREJTËSISË, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.             Hapjen e programeve të studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin  e Tiranës, si më poshtë vijon:

a)     Doktoratë në “Shkenca juridike civile”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor” (Dr.).

b)     Doktoratë në “Shkencat penale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor” (Dr.).

c)     Doktoratë në “E drejta publike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor” (Dr.).

2.             Kohëzgjatja e këtyre programeve të studimeve të doktoratës është, të paktën 3 vite, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara.

3.     Kuotat e pranimit në këto programe studimi të doktoratës, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, për vitin 2009, janë, gjithsej, 30, prej të cilave 4 për kandidatët nga jashtë kufijve të vendit. Ndarja e këtyre kuotave, sipas programeve të studimeve, është, si më poshtë vijon:

a.     Doktoratë në “Shkenca juridike civile”,                                      10 kuota;

b.     Doktoratë në “Shkencat penale”,                                                  10 kuota;

c.     Doktoratë në “E drejta publike”,                                                   10 kuota.

4.     Mënyra e plotësimit të kuotave, që mbeten të paplotësuara në një program studimi, përcaktohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

5.     Tarifa e shkollimit për çdo program të plotë studimi është 400 000 (katërqind mijë) lekë dhe likuidohet, për çdo vit të kohëzgjatjes normale, me këste të caktuara nga fakulteti përkatës. Kandidatët, që do të ndjekin programet e studimit të doktoratës, nga stafi akademik i brendshëm i institucioneve të arsimit të lartë, paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit.

6.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Universitetin e Tiranës.

7.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

 


18/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›