E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS

V E N D I M 

PËR 

HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Hapjen, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programit të studimit të ciklit të tretë, të doktoratës, në “Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit”.

2.     Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor” (Dr.), në “Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit”.

3.     Kohëzgjatja e këtij programi studimi është, të paktën 3 vite, ku përfshin edhe 60 kredite për studime të organizuara.

4.     Kouta e pranimit në këtë program studimi, për vitin  2009, është 12, prej të cilave 2 për kandidatë nga jashtë kufijve të vendit.

5.     Tarifa e shkollimit për këtë program të plotë studimi është 400 000 (katërqind mijë) lekë, dhe likuidohet, për çdo vit të kohëzgjatjes normale, me këste të caktuara nga fakulteti përkatës. Kandidatët, që do të ndjekin programin e studimit të doktoratës, nga stafi akademik i brendshëm i institucioneve të arsimit të lartë, paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit.

6.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Universitetin Politeknik të Tiranës.

7.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


18/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›