E Diel, 1 Nëntor 2026

Plasari Mbingarkesa ne libra e vizitore gangrena e Bibliotekes

/ /

Biblioteka Kombetare vuan nga mbingarkesa e librave dhe e frekuentuesve. Keshtu u shpreh drejtori i BK-se gjate edicionit te peste te bibliotekonomise nje aktivitet i perbashket mes Bibliotekes Kombetare Shqiptare dhe asaj te Kosoves. Edicioni i sivjetshem i kesaj konference e cila zhvillohet nje vit ne Tirane dhe nje vit ne Prishtine po trajton ceshtje te profesionit te bibliotekonomise dhe albanologjine qe sipas Plasarit i bejne bibliotekat kombetare te tilla dhe tek ajo permase profesionale qe e ben nje bibliotekar shqiptar. Nje bibliotekar nuk e ben shqiptar thjesht gjuha shqipe apo statusi social por e ben kultura dhe njohuria qe ka per albanologjine ne te gjitha fushat e saj tha Plasari. Por ne kete suaze ai nuk mund te mos ritheksoje problemet qe shqetesojne Biblioteken Kombetare per me shume se 20 vjet. Perdoruesit e Bibliotekes Kombetare e dine se ajo vuan prej kohesh prej dy gangrenash nga mbingarkesa e librave ne koleksione dhe ne frekuentues. Ky eshte i vetmi kryeqytet ne Europe qe nuk ka nje biblioteke qyteti. Biblioteka Kombetare sherben edhe si biblioteke publike per te plotesuar nevojat e qytetit. Sa i perket hapesirave te koleksioneve gjendja eshte e trishtueshme. Hyrjet e pervitshme vazhdojne te vihen ne toke ne rafte imagjinare prej me shume se 20 vjet. Pra mbingarkesa e bibliotekes ne koleksione dhe frekuentues eshte shqetesues tha drejtori i Bibliotekes Kombetare duke shtuar se kete problem e risjell ne vemendjen e opinionit publik ne nje moment te rendesishem kulturor dhe politik per Shqiperine kur diskutohet per ndertesa per ngritje ndertime etj. dhe shume rralle flitet per hapesiren e munguar dhe shume te domosdoshme per Biblioteken Kombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›