Debat per ujesjellesin goditet kryekomunari
KORE - Kryetari i komunes Libonik ne rrethin e Korces eshte goditur gjate nje konflikti per nje ujesjelles ne kete qender komune. Petrit Kupe 53 vjec kryetar i komunes Libonik ka denoncuar goditjen ndaj tij si dhe fyerjet qe i kane bere dy persona nje prej te cileve eshte arrestuar. Ai eshte qelluar me koke ne fytyre nga 58-vjecari Naum Thoma i cili eshte arrestuar per goditjen e kryekomunarit. Ndersa ka qene i mbuluar me gjak ne fytyre kryetari i komunes eshte renduar edhe nga sharjet dhe fyerjet e Arben Hamzajt 53 vjec. Konflikti ka lindur pasi komuna kishte filluar punimet per shtrimin e tubacioneve te nje ujesjellesi ne fshatin Libonik. Ndersa punetoret po hapnin kanalin mengjesin e se henes dy banoret e Libonikut per interesa te tyre i kane ndaluar keto punime. Sipas policise 58-vjecari Naum Thoma dhe bashkefshatari i tij edhe ky i penalizuar kane ndaluar punimet per hapjen e kanalit te ujesjellesit me pretendimin se kalon ne token e tyre ku ata vete kane ngritur nje ujesjelles privat per nje pjese te fshatit Libonik. Policia tha se ka vene ne pranga 58-vjecarin Naum Thoma banues ne Libonik te Korces dhe ka proceduar penalisht ne gjendje te lire 53-vjecarin Arben Hamzaj. Ata akuzohen per goditje dhe fyerje ndaj kryekomunarit Kupe. Policia sqaroi se konflikti mes dy banoreve te fshatit Libonik dhe kryetarit te komunes ka ardhur per shkak te mosmarreveshjeve ne investimin e nje ujesjellesi dhe kalimin e tij ne tokat qe kane ne pronesi dy banoret e Libonikut te vene tashme ne ndjekje penale. g.a