Lirohet i akuzuari per vrasje
Gramoz Halilaj 40-vjecari nga fshati Mesaplik i Vlores sipas trupit gjykues nuk mund te mbahet ne qeli per vrasjen e Mitat Sulces 2 vjet me pare. Mungesa e provave ka bere qe te lirohet menjehere Halilaj per te cilin organi i akuzes kerkoi burgimin e perjetshem. Sipas trupit gjykues ndaj te dyshuarit Halilaj nuk eshte vertetuar asnje nga tri akuzat e ngritura. Gjate procesit gjyqesor akuza nuk e ka bindur gjykaten me provat qe ka paraqitur se Halilaj ishte autori i vrasjes se 53-vjecarit mbante arme pa leje dhe prodhonte lende narkotike pohoi trupi gjykues dhe pasi ka hedhur poshte pretendimet e akuzes kerkoi lirimin e te dyshuarit per kryerjen e tri veprave penale. Gramoz Halilaj eshte shpallur i pafajshem dhe u lirua menjehere ne sallen e gjyqit. Ne seancen e meparshme prokuroria e perfaqesuar nga Maksim Sota kerkoi burgim te perjetshem per Halilajn ndersa ka formuluar ndaj tij tri akuza vrasje me paramendim armembajtje pa leje dhe kultivim bimesh narkotike. Sipas prokurorit Halilaj eshte autori i krimit ndaj Mitat Sulce i qelluar me 8 plumba ne sy te te birit ngjarje kjo e ndodhur 2 vjet me pare ne fshatin Mesaplik te Vlores. Prokurori i ceshtjes duke iu referuar rrethanave te ngjarjes tha se organi i akuzes ka prova te mjaftueshme te cilat vertetojne se autori i krimit eshte i arrestuari Halilaj. Per kete ai tha se jane gjetur te njejtat gezhoja te se njejtes arme ne vendngjarje dhe stanin e Halilajt. Po sipas organit te akuzes i biri i viktimes ka pershkruar disa detaje te autorit qe i pershtaten te arrestuarit ndersa eshte hedhur poshte alibia e ketij te fundit se nuk ndodhej fare ne zonen ku ndodhi vrasja e Sulces. Prokurori Sota pasi ka formuluar tri akuzat ka kerkuar burgim te perjetshem dhe nje gjobe prej 2 milione lekesh per Halilajn. Ngjarja daton ne daten 9 korrik 2008. Sipas akuzes rreth ores 2300 teksa shtetasi Mitat Sulce po kthehej ne shtepi me te birin 17 vjec nje person i ka zene prite duke e qelluar me 8 plumba automatiku. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se si ne vendin e ngjarjes dhe ne stanin ne pronesi te Halilajt jane gjetur gezhojat e se njejtes arme. Per kete arsye ne muajin shtator te vitit 2008 u be arrestimi i shtetasit Gramoz Halilaj i cili implikohej pas kesaj edhe per nje sasi bimesh narkotike te gjetura ne stanin e tij. Motivi i kesaj ngjarjeje sipas prokurorise ishte konflikti mes viktimes dhe dy vellezerve Halilaj per vjedhjen e disa bagetive te familjes Sulce qe ne vitin 2000. Nga hetimet e kryera rezulton se familja Halili kishte nje moter te martuar ne fisin Sulce se ciles viktima i kishte qelluar nje here me pellembe pikerisht per shkak te sherrit per bagetite. Sipas prokurorise nga deshmite e mbledhura dyshohet se e motra e te arrestuarit ti kete thene viktimes Do ta shikosh se cfare do degjohet. Mbi keto deshmi prokuroria e Vlores ka ndertuar akuzen per vrasje. Megjithate sipas gjykates asnje nga keto te dhena nuk jane prova per te fajesuar 40-vjecarin. As deshmia e djalit per nje pershkrim fizik te autorit nuk ka qene bindese cka ka sjelle lirimin e 40-vjecarit. Nga ana e saj prokuroria deklaroi se do ta apeloje ceshtjen. Avokatet Dikush tjeter pas krimit
Ne seancen e mbrojtjes se Halilajt avokati mbrojtes i tij deklaroi se klienti i vet eshte i pafajshem. Mbrojtja e 40-vjecarit pretendoi se dikush tjeter fshihet pas krimit. Autori i vertete ka bere vrasjen e Sulces dhe ka sajuar me pas skemen per te fajesuar te mbrojturin prej tij.
VLORE/ QEMAL BIRAKU