E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelanda e Re njeh pasaportat e Kosovës

Pasaportat e Kosovës e përmbushin definicionin e pasaportave ashtu siç specifikohet në Nenin 2 të Aktit të Zelandës së Re për imigracion, thuhet në një kumtesë të Departamentit për Punë të Zelandës së Re, transmeton MPB.

Të gjitha pasaportat e lëshuara nga Republika e Kosovës si ato standarde, ashtu edhe ato diplomatike konsiderohen si dokumente të pranueshme për udhëtim dhe me këtë konsiderohen të vlefshme edhe për udhëtim në Zelandën e Re nëse bartësit i përmbushin politikat për imigracion.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›