Kthimi i policëve serbë, sot skadon afati
Shefi i misionit të EULEX-it Yves de Kermabon, ka përsëritur dje faktin se afati përfundimtar për kthimin e policëve serbë të Kosovës në Policinë e Kosovës është sot deri në ora 16.00. Nëse 250 policët serbë të suspenduar nuk kthehen sot në punë sipas zyrtarëve të policisë, ata do të përjashtohen nga puna dhe do të hapet konkursi për pranimin e policëve të rinjë nga radhët e komunitetit serb.