E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiten 14 miliardë lekë bono thesari

Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankand janë shitur bono me maturim 6 dhe 12 mujor, që do të përdoren për bankat e nivelit të dytë dhe për Bankën e Shqipërisë. Vlera totale e shitur në ankand është mbi 14 miliardë lekë.

Për bonot me maturim 12 mujor u pranuan 19 nga 25 kërkesat konkurruese të paraqitura. U kërkuan për shitje bono me vlerë 6.103 890 000 lekë dhe u shitën bono me vlerë 4 786 000 000  lekë. Yield-i maksimal i pranuar është 9. 298 % , yield-i minimal i pranuar është 9.09 % , yield-i mesatar i thjeshtë është 9.22% dhe ai mesatar i ponderuar është 9.24%. 

Këto bono maturohen më 07.06.2010. Për bonot me maturim gjashtëmujor numri i kërkesave konkurruese të paraqitura, ishte 11 prej të cilave u pranuan 7 prej tyre dhe vlera e shitur shënoi 9, 297,000,000 lekë nga 9,623, 830,000 lekë që u kërkua . Ndërkohë që  Yield-i maksimal i pranuar është 7.69 %,  yield-i minimal është 7.63%,  ai mesatar i thjeshtë është 7.66%  dhe ai mesatar i ponderuar është 7.67%. Këto bono do të maturohen në 16.12.2009.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›