E Shtunë, 31 Tetor 2026

MJAFT kunder Berluskonit

Dita e sotshme eshte cilesuar si 7 prilli i 1939.Levizja Mjaft ka protestuar kunder vizites se kryeministrit Silvio Berluskoni, dhe projekteve teknologjike qe qeveria nenshkroi me qeverine italiane dhe biznese nga ky vend.Mjaft ka paralajmeruar protesta te tjera, dhe ka kerkuar transparence per keto projekte. Dhjetra aktiviste te levizjes Mjaft dhe qytetare kane pershendetur me nje proteste paqesore kryeministrin Italian.Ata kane kerkuar qe te mos firmosen marreveshjet per projektet energjetike, pasi i kane cilesuar ato si te demshme per shendetin e banoreve te zonave ku keto projekte zhvillohen.Levizja Mjaft e ka cilesuar 2 dhjetorin si 7 prilli i 39-es.Levizja mjaft ka bere te ditur se do te kete pershkallezim te protestave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›