MKRS ngushëllon familjen Idrizaj

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së papritur të futbollistit kosovar Besian Idrizaj. “Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin e zi për vdekjen e papritur të sportistit dhe futbollistit tonë, tani të ndjerë, Besian Idrizaj, futbollist i Swansea Cityt dhe i përfaqësueses së Kosovës në futboll”, shkruan në telegramin ngushëllues të MKRS-së.
Ministria e Sportit, familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e djalit të tyre, derisa kjo ministri vlerëson se humbje të madhe pati edhe mbarë sporti shqiptar e në veçanti futbolli kosovar.
“Derisa në institucionet sportive të Republikës së Kosovës prisnim lajme të gëzueshme për ftesat e sportistëve tanë jashtë vendit që të marrin pjesë në garat më prestigjioze evropiane dhe botërore, neve na vjen lajmi tronditës për vdekjen e papritur të futbollistit dhe djaloshit 22 vjeçar nga Kosova, i cili ishte në formën më të mirë sportive”.
Sulmuesi kosovar Besian Idrizaj ndërroi jetë papritur të premten në mesnatë, në shtëpinë e tij në Austri, pas një sulmi kardiak. I ndjeri pritet të varroset të martën në fshatin Kotrodiq të komunës së Pejës.