MM: Peci, në gjendje shumë të mirë shëndetësore
TIRANE- Në një njoftim të pak minutave më parë, ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kanë konfirmuar se gjendja shëndetësorë e Nëntetar, Aleksandër Peci është shumë e mirë.
Sipas, ministrisë së Mbrojtjes, Nëntetar Aleksandër Peci, është transferuar në spitalin ushtarak amerikan në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, një spital me personel shumë të kualifikuar për ndërhyrje kirurgjikale të vështira.
Ai i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër, i cili ka zgjatur disa orë. Operacioni ka dalë me sukses të plotë dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai tashmë ndodhet tërësisht jashtë rrezikut dhe funksionet e tij jetësore janë duke u kthyer në normalitet.- thuhet më tej në deklaratën e MM-së.
Më tej njoftohet se pasi gjendja e tij shëndetësore të jetë në një nivel më të qëndrueshëm do të transferohet për një trajtim mjekësor më të gjatë dhe më të hollësishëm në Gjermani.