Rama: Po komprometohen reformat

Në mbledhjen e grupit, Rama u shpreh se po komprometohet procesi i integrimit evropian të vendit.
“Jemi shumë të shqetësuar lidhur me dështimin e procesit në raport me afatet. Sot, sipas afatit duhet të ishim drejt finalizimit të reformës zgjedhore në pak ditë të mbetura të shkurtit, jemi shumë larg këtij objektivi dhe kjo për shkak të një zvarritje nga pala tjetër” theksoi Rama.
“E ndaj me ju këtë shqetësim sepse edhe reformë është prioritet kyç për BE, sepse lidhet drejtpërdrejt me statusin e vendit për BE dhe prioritet kyç për opozitën se lidhet drejtpërdrejt me zgjedhjet dhe fatin e saj”, vijoi. Edhe reforma parlamentare-shtoi Rama- po pëson të njëjtin fat, duke mbetur në pikat kyçe të saj. Rama shtoi se PS-ja ka vullnet për të miratuar ndryshimet që duhet të marrin konsensusin në Komisionin e Ligjeve ndërsa ka shtuar se reforma zgjedhore në asnjë mënyrë nuk duhet të komprometohet. Rama më pas theksoi se PS ka punuar dhe vijon të kontribuojë në punën në parlament duke dhënë kontribut teknik dhe politik.
“Falënderoj sot të gjithë anëtarët tanë për punën në komisionin e ligjeve. Për punën voluminoze për ligje që kërkojnë 3/5 dhe së fundmi për Kodin Penal duke u angazhuar për një proces ku jo vetëm kemi dhënë kontributin tonë politik por dhe atë teknik. Nënvizoj se në këtë aspekt ne do të mbetemi krejtësisht të vullnetshëm dhe nga ana tjetër të shprehim shqetësimin që reforma zgjedhore në asnjë mënyrë nuk duhet të komprometohet”, nënvizoi ai. /Start/
2012-02-22 13:08