E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerim marrëdhëniesh me Zvicrën

Haxhinasto vlerësoi rolin aktiv dhe konstruktiv që Zvicra luan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si politikisht ashtu edhe në aspektin ekonomik dhe të sigurisë.

Ministri Haxhinasto evidentoi bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston në kuadër të organizatave ndërkombëtare, dhe në këtë kuadër përgëzoi Zvicrën për marrjen e Kryesisë së radhës së OSBE-së për vitin 2014, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të Shqipërisë të prioriteteve të vendosura prej saj gjatë këtij mandati.  Sekretari Maurer  theksoi se angazhimi i përbashkët është evident edhe në kuadër të operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse, tregues i interesave dhe qasjeve të përbashkëta përballë sfidave të sigurisë globale.

Në këtë kontekst ai shprehu ngushëllimet për Kapiten Voglin, i cili ra në krye të detyrës në Kandahar, Afganistan.  Sekretari Maurer vuri në dukje se politika e sigurisë dhe e stabilitetit kanë qenë arsyet madhore që kanë nxitur përfshirjen e thellë të Zvicrës dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet angazhimit politik, ekonomik dhe në fushën e sigurisë. 

Më tej u diskutua rreth bashkëpunimit ekonomik dhe interesit në rritje të investitorëve zviceranë për të qenë prezent në Shqipëri, dhe në këtë kuadër u ra dakord që të zhvillohej sa më shpejt komisioni i përbashkët ekonomik që do të hulumtojë rreth fushave specifike ku interesi është i ndërsjellët. Në fund, u ra dakord për shkëmbimin e mbështetjeve të ndërsjella të kandidaturave në kuadër të OKB dhe agjencive të saj. /Start/

                                                                                             2012-02-22 13:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›