E Shtunë, 31 Tetor 2026

MM:Vizita e ministrit Imami konform protokollit

TIRANE- Drejtoria e Shtypit, në Ministrinë e Mbrojtjes, bën të ditur se vizita zyrtare në Maqedoni e ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami dhe takimi me homologun, Fatmir Besimi, ministër i Mbrojtjes i Maqedonisë, është respektuar konformë të gjitha rregullave ndërkombëtare, protokollit identifikues ndërmjet dy shteteve, dhe pranisë së dy flamujve kombëtar.

Mbas asaj vizite zyrtare, bën të ditur burimi zyrtar, Imami, pranoi ftesën konfidenciale për një takim informal me z. Poposki, ministër i Jashtëm i Maqedonisë.
Ky takim u zhvillua pa protokollin dhe pa axhendat rutinë, të takimeve të paravendosura.Takimi është zhvilluar konfidencialisht me kërkesën e z. Poposki, si vlerësim dhe respekt i politikës mbështetse të Qeverisë Shqiptare, që Maqedonia të integrohet në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, axhenda e takimeve dhe bisedimeve që z. Arben Imami zhvilloi gjatë vizitës së tij dy ditore në Maqedoni, ishte e suksesshme.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›