E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

MONEYVAL: Shqipëria ka përmirësuar masat e saj për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

Shqipëria ka përmirësuar masat e saj për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. 

Raporti i fundit i MONEYVAL i publikuar të mërkurën paradite zbulon se Shqipëria ka përmirësuar përputhshmërinë e saj me Rekomandimet 25 të Task Forcës së Veprimit Financiar. 

Këto rekomandime lidhen me transparencën dhe pronësinë përfituese të marrëveshjeve ligjore. Po ashtu dokumenti vlerëson se përmirësimin e përputhshmërisë edhe për rregullimin dhe mbikëqyrjen e bizneseve si dhe profesioneve të përcaktuara jofinanciare, gjë që e ka ndërruar rivlerësimin e vendit për këto rekomandime nga “Pjesërisht” në “Kryesisht” në përputhje. 

Duke shpjeguar faktorët që çuan në këtë vlerësim, raporti konstaton se që nga qershori i vitit 2022, Shqipëria mori masa shtesë, të cilat adresuan mangësi të rëndësishme në lidhje me administruesit e besuar që i përgjigjeshin kërkesave të legjislaionit si dhe aksesin e thjeshtësuar në informacionin e pronësisë përfituese për autoritetet kompetente. 

I vlerësuar në raport vjen edhe përmirësimi nga Shqipëria i masave për rregullimin dhe mbikëqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme. Autoriteti licencues për noterët tani është i autorizuar të revokojë licencat për shkelje të legjislacionit. 
Shqipëria prezantoi gjithashtu mbikëqyrjen e rrezikut mbi agjentët e pasurive të paluajtshme. 

Vlerësimi tjetër ka ardhur për përparimin në adresimin e shumicës së mangësive të përputhshmërisë teknike të identifikuara në Raportin e vitit 2018. 

Me një bilanc të përgjitshëm, nga 40 rekomandime, Shqipëria aktualisht ka:
• 6 rekomandime të vlerësuara në përputhje
• 31 rekomandime të vlerësuara kryesisht në përputhje
• 2 rekomandime të vlerësuara pjesërisht në përputhje dhe 1 të pazbatueshme 

Shqipëria pritet të raportojë pas dy vitesh te MONEYVAL për progresin e mëtejshëm të bërë drejt forcimit të Legjislacionit të Pastrimit të Parave.

Gazetare Entela Komnino

/ rtsh /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›