Shoqata negocion çmimin e energjisë me MIE, Peshkopia: Prodhuesit e bukës dhe brumit kërkojnë çmim të ndërmjetëm

Për subjektet që prodhojnë produkte të tjera të brumit apo të pastiçerisë dhe jo vetëm bukë, furnizuesit të Shërbimit Universal i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë të ndryshojë çmimin e energjisë.
Deri në këto momente, tarifa e energjisë elektrike për “furra buke dhe prodhim mielli për tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 7.6 lekë për këh, ndërsa për “furra buke dhe prodhim mielli në tensionin 10 dhe 6 kV tarifa e energjisë është 7.1 lekë.
Gëzim Peshkopia, kryetar i shoqatës së prodhimit të bukës, brumërave ka sqaruar se diskutimet po vijojnë akoma mes dy institucioneve dhe kësaj shoqate.”Jemi në diskutime, jemi për vendosjen e dy sahateve, propozimi jonë është për një çmim të ndërmjëtëm’, tha ai..
Për Peshkopinë, biznesi i prodhimit të furrave të bukës dhe brumit, diferencimi i çmimit të energjisë do të sjellë kosto të rritura, kjo për shkak edhe të rrethanave të tre viteve të fundit të cilat kanë vështirësuar punën e këtij biznesi.
Furnizuesi i Shërbimit Universal ka kërkuar diferencimin e çmimit për tarifën e energjisë me qëllim lehtësimin e kostove ndaj prodhuesve të bukës masive dhe mosndryshimit të çmimit për konsumatorët.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh/