E Shtunë, 31 Tetor 2026

MOS NA BJ FILMA


Mos na bej filma. Kjo shprehje ne perdorim te gjere na tregon 3 gjera Ne besojme qe filmat krijohen mbi mashtrimin ne besojme qe filmi eshte nje forme arti qe kerkon te na manipuloje dhe e fundit ne nuk kemi pike besimi tek ata qe bejne filma.
Ka ardhur koha qe te pakten kjo e fundit te ndryshoje.
Sipas Frankfurter Rundschau filmi i Bujar Alimanit Amnistia eshte nje fillim i mire per kinemane shqiptare. Amnistia u shfaq premiere me 12 shkurt ne Forumin e Berlinales jashte konkurimit. Une e pashe Amnistine e Bujar Alimanit dhe mendoj se ishte nje film i mire. Nuk eshte filmi qe do te beje revolucion po eshte padyshim nje fillim i mire per regjisorin dhe nje shprese per kinemane tone.
Te shfaqesh ne Berlinale edhe pse jo ne konkurim eshte fat i madh per filmin dhe per autorin.

MES FATIT FUTJES ME MIK DHE TALENTIT

shte fat i madh sepse festivalet jane lotari me thote miqesisht editori i filmit turk Bizim Byuk aresizligimiz Deshperimi Yne i Madh. Pastaj me shpjegon Ne festivale nuk i shoh kurre filmat sepse shumica nuk vlejne. Dhe qesh me mua qe shoh nga 3 filma ne dite. Ai vete shkon ne 3 party ne dite.
Dhe sic marr vesh ne Festival ka thjesht nje plan kete vit na duhet nje film kilian 2 argjentinas 5 japoneze 6 gjermane 2 ceke... po nguli kembe dikush do te marrin edhe 1 shqiptar. Nganjehere producentet jane aq te fuqishem sa me nje telefonate jane ne gjendje ta fusin filmin ne ate festival ku bingoja nuk nxori numrin e tyre.
Amnistine e kishin edituar montuar me ngut per 2 muaj sepse u kishin thene shpejt se do e cojme ne Berlin. Por edhe pse e edituar me ngut qe ndjehej ishte prape nje film i mire.


AMNISTI PR SA M SHUM VET

Amnistia flet per Elsen nga Pogradeci Luli Bitri dhe Shpetimin nga Tirana Karafil Shena qe njihen e dashurohen ndersa vizitojne ajo burrin dhe ky te shoqen ne burgun e Tiranes. Nje here ne muaj ne te njejten dite ata kane te drejten e nje takimi seksual me bashkeshortet ne burg. Pas takimit ata kane nje takim me njeri-tjetrin. Drama arrin pikun kur shpallet nje Amnisti qe do ti nxjerre nga burgu ne te njejten dite te dy bashkeshortet.
Une e dua shume kete histori.

Filmi hapet me nje sekuence qe mbart nje imazh te fuqishem Elsa e pushuar nga puna kalon ne oborr prane nje rreshti te gjate punetoresh qe presin te pushohen edhe ata. Hijet e tyre ne dheun e fabrikes se tekstilit i ngjajne nje hekurudhe qe pret trenin e fatit qe te vije ti shtype.
Per fat te keq nuk ka shume te tjera si kjo ne film.
Autori ka zgjedhur te na tregoje ne plane te ngushta nje Shqiperi te shemtuar nga jashte e nga brenda mes patriarkalizmit e pornografise me njerez ne deshperim dhe ne prag te depresionit me seks pa pasion e me nje gjeografi te asfiksuar.

Nuk dua te flas shume per filmin sepse do deshiroja ta beja kur filmi te dale ne kinemat/ne shqiptare por mendoj qe vlen te pergezohet qe autori qe ka riskuar duke rikthyer ne filmin shqip ka luajtur tashme ne Greqi Karafil Shenen Dy here Mat - polici shahist dhe Todi Llupin Estrada e Fierit njeri nga 2 aktoret e minikomedise kult Te na trashegohesh Malo. Barren kryesore regjisori/skenarist e kish leshuar mbi Luli Bitrin edhe ajo me disa produksione te koheve te fundit ne shpine e qe mendoj se e mbajti me mjaft sukses. Pas premieres regjisori ndoshta prej emocionit e pa te arsyeshme te thoshte per publikun ne salle qe fliste kryesisht shqip e greqisht meqe ky ishte nje produksion greko-franko-shqiptar se ai e kish beer filmin me aktore qe nuk jane star ne vendin e tyre. Eventualisht konferenca per shtyp shkoi e tera me aktoret qe perpiqeshin te sqaronin ne mikrofon nese ishin stare apo jo. Todi Llupi me te drejte pretendoi se eshte star... te pakten ne fushen e komedise.

Filmi mendoj qe eshte nje hap i mire per regjisorin dhe per kinemane tone te varfer ne para e produkte.
Ajo cfare me shqeteson eshte se mos Alimani bie ne kurthin tashme 20 vjecar te kinemase shqiptare qe tenton te beje eksperimente ne film. Tek Amnistia Alimani ka zgjedhur qe filmi te kete shume pak dialog dhe te jete pa muzike.
Mua me pelqen zgjidhja e dialogut te paket keta njerez ndoshta nuk kane shume per te thene por une nuk besoj qe ndonje nga keto 2 elemente quhet eksperiment e aq me pak risi. Filmi japonez Kozoku X 2010 i shfaqur po ne Forumin e Bienales ishte po ashtu pa muzike e pa dialog dhe trajtonte po nje drame cifti. Edhe mos shfaqja kurre me fytyre e bashkeshorteve ne burg eshte bere nje here tek In the Mood For Love te Won Kar Wai-t 2000.
Pra keto eksperimente nuk do ti japin dot Alimanit nje ze unik ne kinemane e botes. Madje mendoj qe ato mungesa e dialogut dhe muzikes e dobesuan forcen e filmit dhe e vune ne rrezik ate. Per fat filmi mbeti ne ekuiliber duke sjelle nje drame te forte njerezore me nje skenar te qepur mjaft mire.

Alimani jep shprese qe ne kinemane shqiptare do filloje nje ere e re nje ere qe nuk duhet te jete eksperimentale por thjesht nje kinema e vertete. Nje kinema ku filmin e vlereson i pari publiku dhe jo kritiket rakitike te festivaleve. Kur them e vlereson nenkuptoj e dashuron.


FILMAT E FESTIVALEVE

Hajt te bejme nje film per festival.
Kjo eshte shnderruar dalengadale ne semundjen e kineasteve te tere globit. Film per festival do te thote qe vetem fakti qe e kane pranuar aty do i hape autorit mjaft rruge. Ndersa vete filmin sic thoshte miku im editor turk pak vete do e shohin.

Ne te vertete hajt bejme nje film per festival nga shume artiste eshte kuptuar si hajt tia veshim si te na vije se film eksperimental eshte. Te tere duan te behen unike e te vecante qe me filmin e pare. Kjo eshte nje semundje qe ka kapur edhe shume kineaste shqiptare te cilen kane harruar qe filmi behet per te kenaqur ne rradhe te pare publikun dhe jo per masturbim reciprok me nje rreth te ngushte kompetentesh. Prandaj te ashtuquajturit filma per festival nuk shihen dot me shume se 1 here. Madje ne Berlinalen e ketij viti ne shume filma njerezit braktisen kinemane duke lene brenda vetem farefisin e autorit e te aktoreve ose njerez qe donin nje vend te ngrohte per te fjetur te lodhur nga party-t e nje nate me pare.

Kesisoj maqedonasi Milcho Manchewski kishte shkaterruar nje film qe mund te kishte qene i jashtezakonshem po te mos ishte per manine e regjisorit qe ti shokonte koleget me nje film eksperimental. Majki i tij ne gare per Ariun e Arte kishte nje gjysem te pare te mrekullueshme e nje gjysem te dyte llahtarisht te shemtuar. Kjo e detyroi regjisorin qe ne konference per shtyp te shpjegonte gjate se cfare kishte dashur te thoshte ne veper. Nje film ku regjisori detyrohet te dale per te shpjeguar kuptimin nuk eshte me film. Perndryshe per te pare filmin duhet ta ftosh autorin e tij ne shtepi per darke. Nje film i mire nuk ka nevoje per shpjegime.
Te tilla deshtime eksperimentale Berlinalja kishte plot ne gare ose jo qe nga debuti si regjisor i Ralph Fiennes me Corilanius tek braziliani Os residentes e deri tek i shumeprituri The Future i Miranda July.

Kjo mani per te bere filma medemek autor ka bere qe edhe kinemaja shqiptare te mbese pa asnje identitet te vetin. Po te pyesesh njerezit e zakonshem per nje film shqiptar te pas komunizmit maksimumi mbajne mend Vdekja e Kalit te bere para 20 vjetesh.
Ne nuk e kemi luksin qe te financojme filma eksperimentale. Ne na duhet nje kinema e sinqerte qe tregon histori te besueshme e qe e mberthejne publikun. Ne na duhen filma qe te tregojne jeten e vertete.
Ne kushtet kur kinemaja shqiptare ka prodhuar 14 filma ne 20 vitet e fundit me duket e pavend qe te tentojme te impresionojme boten e kinemase me eksperimente filmike.

Eksperimentet ne kinema i kryejne vendet si ShBA Franca Gjermania apo Japonia qe prodhojne disa qindra filma ne vit dhe qe kane shkolla te forta kinemaje. Ata kane luksin qe krahas kinemase per publikun te sponsorizojne edhe eksperimente per te kerkuar rruge e menyra te reja shprehjeje. Por as ne e as bota nuk pret e as nuk do qe Shqiperia te nxjerre nje David Lynch.

BERLINALJA IME

Ne pamundesi per te njohur David Lynch ne ditet e Berlinales ke mundesi te njohesh ate qe ka qene ne krevat me te kryetaren e Jurise se Berlinales Isabella Rosellinin. E bija e nje prej regjisoreve mit te Nouvelle vague Roberto Rosellinit dhe e Ingrid Bergman ajo ka sharmin e prinderve dhe klasin e burrave te saj Scorcesses Gary Oldman David Lynch... David Lynch thote ajo nuk kerkon qe ti ti kuptosh filmat e tij madje ai as nuk do qe ti ti kuptosh ata.
Bashke me Rosellinin Berlini gelon nga njerezit e kinemase. Wim Wenders garon me filmin e tij te fundit Pina ne 3D. Antonio Albanese vjen me nje komedi shume te mire luan Qualunquemente Sidoqoftesisht e qe ngjan shume shqiptare.
Aty garon dhe nje film amerikan parate regjia stafi teknik me teme shqiptare aktoret The Forgiveness of Blood Falja e Gjakut i Joshua Marston.

Vete festivali i Berlinit vlen me shume per kontaktet qe krijon me ata 20 mije kineastet qe e vizitojne gjate diteve te festivalit me 350 talentet e me 4 mije gazetaret e pranishem.
Ti hyn ne apartamentin tend qe prape kushton me lire se nje dhome ne Dhermi dhe ne mur ka nje fotografi te Leninit. Diku ka nje rruge e shesh me emrin Karl Marks asnje ndertese e komunizmit nuk eshte prishur sado e shemtuar sepse ato jane pjese e historise. Ne Berlin njerezit ecin me bicikleta ne mes te te ftohtit dhe qyteti vlon nga muzika elektro per here te pare pas kaq vitesh gjeta dhe nje mega-party Goa.
Berlini vete eshte nje magji perendimore me arome lindore. Ne Aleksanderplatz ti mund te ndjesh akoma madheshtine e perandorise se vjeter te Traktatit te Varshaves ne Friedrichstrasse Palast ti mund te ndjesh cdo te thote te shohesh film ne nje kinema me 2 kate me nje ekran te madh sa Faqja e Parlamentit tone. Tingulli eshte i paster kristal te hyrja ka garderobe ekrani nuk behet me kuadrate nga DVD-ja qe luhet ne regji 1 mije njerez dhe askush qe ha kokoshka. Aty njeriu kupton qe te shijosh nje film duhet qe te mos ndjehesh si mes lopeve qe vetem pertypen ne nje stalle.
Nuk dua te dukem sikur bej moral meqe medemek paskam qene ne Berlinale por une nuk do arrij te komunikoj dot me ju per filmin nese nuk biem dakort per 2 kolonat e medha te kinemase kokoshkat hahen ne pushim te filmit dhe nje film mbaron vetem kur kane mbaruar titrat ne ekran jo me pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›