Grabitja e bankes ne Durres arrestohet ne Vlore i treti

I perditesuar
Policia e Durresit ka arrestuar autorin e trete te grabitjes se filialit te bankes ne kete qytet dy dite me pare. Behet e ditur se eshte ndaluar Admirim Elezi 37 vjec banues ne Durres.
Ai ishte shpallur ne kerkim pas grabitjes se bankes dhe arresimit te te dy bashkepunetoreve te tij. Arrestimi i tij u be ne qytetin e Vlores.
DURRS - Policia e Durresit ka vene ne pranga dy autoret te cilet u bene protagoniste te grabitjes se nje banke gjate dites se djeshme ndersa eshte shpallur ne kerkim nje person tjeter.
Policia e qytetit bregdetar ne bashkepunim me policine e Tiranes kane vene ne pranga Romeo Dopellin 24 vjec dhe Daso Jaupllari 41 vjec banues ne Tirane.
Person i trete qe ka marre pjese ne grabitje eshte identifikuar me inicialet A.E 37 vjec banues ne Durres.
Nga kontrolli ne banesa policia ka sekuestruar nje sasi parash nje pjese e atyre qe eshte grabitur ne filialin e bankes. Policia ka sekuestruar gjithashtu dhe pistoleta dhe nje makine tip Ford Fiesta.
Ngjarja ndodhi mengjesin e se enjtes rreth ores 0910 ne Rrugen Tregtare. Mesohet se dy personat kane hyre ne banke si kliente e te pamaskuar. Me kapele te bardha ne koke ne momentin qe i jane afruar sportelit ata kane kerkuar parate nen kercenimin e armes.