MOSKË – Zyrtarët rusë demonstrojnë gëzim për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

MOSKË, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Pas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, zyrtarët rusë kanë demonstruar gëzim për fitoren e Donald Trump.
“Haleluja”, shkroi Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse në Telegram, duke shtuar se Trump e donte vendin e tij.
“Trump ka një cilësi të rëndësishme për Rusinë. Si një biznesmen në thelb, ai nuk mund të shpenzojë para për miq të ndryshëm dhe për aleatë idiotë, në projekte bamirësie të kota dhe në organizata ndërkombëtare lakmuese”, tha ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev në Telegram.
Fox News e ka shpallur tashmë kandidatin republikan Trump fitues të përgjithshëm kundër demokrates Kamala Harris, por rrjetet e tjera mediatike dhe agjencia amerikane e lajmeve AP nuk e kanë bërë këtë. Trump e shpalli veten fitues në një fjalim në Florida. //a.i/