E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPB-ja: Kosova, vend tranzit për trafikimin e narkotikëve

Ministria e Punëve të Brendshme e vlerëson raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me narkotikët, në përputhje me gjendjen aktuale. Sipas kësaj ministrie, raporti vlerëson se Republika e Kosovës sikurse edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor mbeten vend tranzit për trafikimin e narkotikëve.
 

Ndërkaq, në deklaratë thuhet se raporti e vlerëson pozitivisht përpjekjet e policisë së Kosovës në luftimin e trafikimit me narkotikë, konfiskimin gjithnjë në rritje të sasisë së narkotikëve, duke nënvizuar nevojën për ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike për Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Policisë së Kosovës.
 

Më tej vlerësohet se luftimi i krimit të organizuar në përgjithësi dhe i narkotikëve në veçanti kërkon një bashkëpunim të ngushtë rajonal dhe ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›