Llukshiq: Vendet kandidate për BE, të arrijnë standardet

Kryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiq, tha sot se vendet pretedente për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të merziten më pak për pranimin e tyre e më tepër për plotësimin e kushteve të BE-së, përfshirë reformat dhe luftimin e korrupsionit.
Llukshiq theksoi se “nuk ka vërejtur ndonjë lodhje për zgjerim në takimet me zyrtarët e BE-së” dhe shtoi se “çdokush është i vetëdijshëm se BE-ja nuk do të jetë komplete deri ne kohen qe Ballkani Perëndimor të mos integrohet fuqishëm në BE”.