MPJ: Bashkëpunimi rajonal, parakusht për hyrjen në BE
Ministria e Jashtme e Serbisë i është kundërvënë kryeministrit shqiptar pas deklaratës së tij të dhënë për TV KLAN mbi idenë e bashkimit të kombit bashkë me liderët e Kosovës. Sipas autoriteteve serbe kjo deklaratë është provokuese dhe cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë. Në një notë proteste të dërguar të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, diplomacia serbe thotë se deklarata të tilla dëmtojnë raportet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal. Ndërkohë, burime pranë Ministrisë së Jashtme, në një reagim për TV Klan thanë se Shqiperia e konsideron shtetin e pavarur të Kosovës si faktor paqe e stabiliteti në Rajonin e Ballkanit si dhe pavarësinë e saj si një hap që qartësisht i shërben paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit tonë. Ata shtuan se bashkëpunimi mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës vjen natyrshëm dhe bazohet në respektin e ndërsjellë. Kryeministri Sali Berisha, Qeveria shqiptare dhe Republika e Shqipërisë, janë të vendosur që të ecin përpara me liberalizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, ideve si dhe uljen e barrierave administrative, vijon përgjigja e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.
Republika e Shqipërisë, ka në themel të politikës së saj të jashtme objektivat e përbashkëta për integrimin euroatlantik të vendit, Republikës së Kosovës dhe gjithë rajonit.
Republika e Shqipërisë beson dhe mbështet fort idenë se bashkëpunimi rajonal është parakusht për integrimin europian të vendeve të Ballkanit. Republika e Shqipërisë është e hapur për çdo nismë që synon integrimin rajonal dhe në këtë kuptim ajo po aplikon heqjen e njëanshme të regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Serbisë përgjatë sezonit turistik.
Ndërsa evidentohet edhe fakti se në këtë kuadër, me Malin e Zi, po aplikohet një pikë e vetme kufitare, çka bazohet në parimin themelor të BE për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve. Në reagimin e MPJ, vihet në dukje, se Shqipëria mbetet e hapur në liberalizimin e rajonit, duke përfshirë edhe Serbinë, për të lehtësuar dhe përmirësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të rajonit si dhe bashkëpunimin rajonal si parakusht për integrimin në BE.