Aksidentet, shkak siguria në rrugë dhe tejkalimi i shpejtësisë
Shifrat tragjike të viktimave shënuar dy muajt e fundit, vetëm nga aksidentet rrugorë, kanë bërë që drejtues të lartë të Qarkullimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të analizojnë shkaqet dhe të hartojnë një strategji të re pune, për parandalimin e tyre.
Shefi i Qarkullimit Rrugor dhe Sigurisë Shkëlzen Aliaj, deklaron për TV Klan se në fushën e sigurisë në rrugë janë konsatuar defiçite të mëdha. Çfarë do të thotë se rrugët në të gjithë territorin shqiptar nuk kanë vëmendjen e të gjitha palëve të interesit në rritjen e elementeve të sigurisë rrugore.
Duke ju referuar pikave të zeza në trafik, që kanë çuar në rritjen e numrit të aksidenteve këto dy muaj, Aliaj argumenton numrin e madh të emigrantëve, si dhe mënyrën e sjelljes së përdoruesit të rrugës, jashtë çdo norme, duke çuar në një papërgjegjshmëri të lartë që pjell vetëm viktima.
Por, nga ana tjetër Aliaj deklaron se ka një rënie të theksuar të numrit të telefonatave nga ana e komunitetit për informimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve.
Sipas tij, autostrada e vetme e përuruar që prej qershorit, ajo e Kalimashit dhe pse ende me punime nuk ka shkaktuar asnjë rast aksidenti, pasi rruga është ndërtuar me të gjitha elementet e sigurisë. Sot në statistikat e policisë, numri i viktimave mbetet i pallogaritshëm, pasi ai ndryshon nga dita në ditë. Aliaj bën apel si mënyra më e mirë për të ulur numrin e viktimave në rrugët tona.