E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertë amerikan për vrasjen e Arjan Selimit

Duke i referuar burimeve të rezervuara nga policia, “GSH”, shkruan se pritet që ekspertët amerikanë të vijnë në Tiranë për të marrë mostra të ADN-së së Selimit, për ta krahasuar më pas me ADN-në e Armand Andonit, i cili kërkohet prej tyre.

Në këtë mënyrë do të mund të vërtetojnë nëse i vrari i dy diteve më parë është pikërisht i kërkuari prej tyre, autoritetet do të firmosin mbylljen e dosjes. Ndërkohë që sot pas më shumë se 48 orësh në morg, trupi i pajetë i Arjan Selimit është dërguar mbrëmjen e djeshme në banesën e tij dhe pritet që ditën e sotme, në orën 10:00, të zhvillohet ceremonia mortore në varrezat e Sharrës.

Ajo që bie në sy është fakti se në afishet e vendosura në të gjithë lagjen ku banonte Selimi, është vendosur emri i tij i vërtetë, Armand Andoni. Duket se kjo ka qenë një zgjedhje e familjarëve, të cilët kanë vendosur ta varrosin atë me emrin e tij të vërtetë dhe jo me emrin e ndryshuar pas arratisjes nga SHBA-ja, ku kërkohej për trafik droge.

Mësohet se në banesën e Selimit kanë mbërritur pas orësh të tëra udhëtimi nëna dhe motra e tij, ndërsa për arsye të panjohura nuk ka udhëtuar drejt Shqipërisë babai i Arjan Selimit. Pas mbërritjes së trupit në banesë është shtuar dhe numri i personave të afërt, të cilët janë mbledhur në sheshpushimin e pallatit ku ndodhet banesa e Selimit, i cili ndodhet vetëm pak metra larg vendit, ku mbrëmjen e së hënës dy persona qëlluan plot 20 herë në drejtim të Arjan Selimit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 37-vjeçarit. /Start/

                                                                                             2011-09-29 09:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›