Porti i Durrësit, gjendet i vdekur në anijen-kroçierë një turist francez
Një turist francez është gjetur i vdekur në një anije-krocierë, e cila është ankoruar në portin e Durrësit. Blat Ipolit, 81 vjeç, u gjet i vdekur në dhomën e tij nga personeli i shërbimit sot në mëngjes.
Nuk dihen akoma shkaqet apo rrethanat e vdekjes, por një grup hetimor është ngritur dhe po punon për të hedhur dritë mbi të. Dyshimet e para janë për infarkt.
Anija luksoze Arion është ankoruar në portin e Durrësit që prej ditës së djeshme.