MPJ Konflikti ne Veri mbeshtesim qeverine e Kosoves KFOR dhe EULEX-in
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, ka reaguar kundër dhunës në veri të Kosovës.
“Po ndjekim me shqetësim të veçantë dhunën e përsëritur të strukturave paralele dhe bandave kriminale serbe në veri të Kosovës, dhe së fundmi, kundër trupave të KFOR-it në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës”, nis deklarata e saj.
Duke shtuar se MPJ mbështet vendosmërinë e qeverisë së
Kosovës për ushtrimin e sovranitetit të saj dhe vendosjen e rendit e ligjit në të gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.
“Mbështesim gjithashtu, qeverinë e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in, për zbatimin e Marrëveshjes së 5 gushtit dhe 2 shtatorit, për largimin e barrikadave, që cenojnë dhe pengojnë qarkullimin e lirë të mallrave dhe të njerëzve.
Vlerësojmë se dhuna kundër trupave të KFOR-it, plagosja e tre shqiptarëve në Mitrovicë, deklaratat destruktive, si dhe bllokimi i bisedimeve teknike Kosovë-Serbi në Bruksel, nuk janë rruga e duhur për të ecur drejt stabilitetit dhe integrimit europian.
Zbërthimi i strukturave paralele e bandave kriminale, prodhues të destabilitetit dhe pasigurinë në këtë pjesë të Ballkanit, është tashmë një detyrë dhe përgjegjësi e qartë e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së”, përfundon deklarata.