E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne Tirane ne nje universitet privat

 Një zjarr ka rënë në orët e mbrëmjes në një universitet privat në Tiranë, i cili ndodhet pranë Gjykatës së Krimeve të Renda, pranë rrugëve Jordan Misja dhe Ferid Xhajko.

Zjarri ka rënë në katin e 7-të të godinës së universitetit. Burimet policore saktësuan se flakët kishin rënë në ambientet e kuzhinës dhe se shkak për zjarrin dyshohet se është një defekt në një nga pajisjet.

Në vendngjarje shkuan shërbimet policore dhe dy automjete të zjarrfikësve. Këto të fundit kanë arritur të lokalizojnë flakët dhe të mund t’i shuajnë ato. Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›