AKKP Do kompensohen 700 pronare qe u jane prekur tokat nga ndertimet pa leje
Janë 700 pronarë, tokat e të cilëve janë prekur nga ndërtimet pa leje, që do të kompensohen financiarisht.
Procesi është hapur tashmë dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka ne dispozicion një fond prej 500 milionë lekësh, për të kompensuar këto subjekte.
Elvis Cefa, kreu i AKKP-së, bën të ditur se nga ky proces, i cili ka 1 vit që zgjat, kanë përfituar deri tani 2000 pronarë.
Cefa bën thirrje që të përfitojnë të gjithë pronarët, që janë prekur nga ndërtimet pa leje.
Vlerësimi i sipërfaqes dhe fondi i kompensimit për këta ish-pronarë përcaktohet nga Agjencia e Legalizmit.
Më pas, është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ajo që bën shpërndarjen e fondit në të holla.
Në total, llogariten 8000 pronarë, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje.